Dy ngjarje të rënda ndodhën gjatë natës së kaluar në Kamëz.
20 minuta pas mesnatës, persona të paidentifikuar sulmuan me armë një agjenci funeralesh në pronësi të një shtetaseje me iniciale E. M. Për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Ndërsa rreth orës 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza” ka shpërthyer një sasi eksplozivi në një automjet tip “Audi Q7”.
Nga shpërthimi është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi aty afër. Policia tha se po heton të dyja ngjarjet për zbardhjen e motiveve dhe kapjen e autorëve.