Partia Demokratike hedh poshtë akuzat e mazhorancës së pas shpërthimit me tritol të linjës së tensionit të lartë në Fushë Krujë qëndrojnë eksponentë të saj.
Opozita shpreh keqardhje për këtë shpifje sipas saj, të kryeministrit Edi Rama.
“Një shpifje e tillë tregon dëshpërimin e thellë të shefit të Taulantit dhe të Elisës, i cili e ka lidhur fatin me krimin dhe porositësit e tritolit. Nëse ai nuk ka dorë në këtë propagandë helmuese, Edi Rama, i cili ka kontroll të plotë mbi policinë, shërbimin sekret dhe prokurorinë, duhet të zbulojë pa vonesë ata që kanë urdhëruar dhe kanë vendosur tritolin në shtyllën e tensionit të lartë. PD dënon me forcë këto shpifje djallëzore të nivelit të Griseldës, që bëhen për të nxitur urrejtjen dhe për të rritur konfliktin në vend”, thuhet në reagim.
Partia Demokratike thotë se në PS, “ka personalitete që mund ta ndihmojnë partinë e tyre në këtë ditë të hallit ku ka rënë, duke kontribuar”.