Pak ditë më parë, vullkani Etna në Itali filloi të nxjerrë llavë dhe hi, ndërsa mendohet se pasojat e shpërthimit të tij do të ndikojnë në ndryshimin e motit kryesisht në Europën jugore në fundjavë.
Pritet që ndryshime të motit do të ketë edhe në Ballkan, kryesisht në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Hiri do të pushtojë të gjithë atmosferën, do të pengojë ndriçimin e diellit të enjten dhe të premten. Cilësia e dobët e ajrit do të jetë një shqetësim, pasi hiri mund të shkaktojë probleme të frymëmarrjes, veçanërisht tek personat e ndjeshëm,
Sipas metereologëve, hiri do të përfshijë të gjithë Italinë veri-perëndimore, por nga ana tjetër mund të shkaktojë vonesa të vogla të fluturimit të avionëve, sidomos ato që kalojnë pranë malit Etna.
Ky i fundit ndodhet në bregun lindor të ishullit italian të Siçilisë, ndërsa erërat e forta kanë shpërndarë hirin dhe mjegullën.