Aktualitet Shpëtoi 20 fëmijë, shqiptari nga Kosova shpallet heroi i vitit 2018 në...

Shpëtoi 20 fëmijë, shqiptari nga Kosova shpallet heroi i vitit 2018 në Suedi

Një shqiptar nga Kosova është shpallur si “Hero i Vitit 2018”, në Suedi.

Fidan Bejta u dekorua me titullin “Angel Guardian” (engjëlli mbrojtës), pasi arriti të shpëtonte 20 fëmijë.

29-vjeçari Bejta ndaloi një grua të sëmurë mendore që ndoqi fëmijët me një thikë në një shesh lojërash në qytetin e Malmö.

Ceremonia u zhvillua live në televizion dhe u përshëndet edhe nga ylli i futbollit, Zlatan Ibrahimovic.

Ti je një hero i vërtetë. Të lumtë për atë që ke bërë. Pak njerëz do ta bënin. Vazhdon me punët e mira”, dëgjohet duke i thënë sulmuesi i Los Angeles Galaxy.

Video nga aktiviteti këtu.