Shqipëria barazoi pa gola në “Air Albania” ndaj Çekisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në Ligën e Kombeve.
Pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja portat, asnjëra nga kombëtaret nuk ia doli t shënojë dot.
Vlen të përmendet se në pjesën e parë, kuqezinjtë ishin me fat, pasi u shpëtuan nga dy traversa.
Fraksioni i dytë foli më shumë për Shqipërinë, që ishte dominuese në fushë dhe më kërkuese.
Me këtë barazim, Shqipëria mban vendin e tretë në Grupin B1 me 7 pikë, ndërsa Çekia ruan vendin e parë me 8 pikë.
Ndeshja e radhës për Kombëtaren kuqezi, do të jetë ndaj Ukrainës 3 ditë më vonë.