Shqipëria luan sot në Spanjë ndeshjen e 9 në Grupin G të kualifikueseve të Kupës së Botës “Rusi 2018”.
Të besuarit e Kristian Panuçit do të kenë një mision shumë të vështirë përballë një skuadre që sot në rast fitoreje pret zyrtarisht biletën e kualifikimit në Botëror. Takimi i parë në Shkodër u mbyll me fitoren e spanjollëve 0-2.
Dy risi në formacionin titullar të Spanjës për ndeshjen e sotme kundër Shqipërisë. Trajneri Lopetegui ka zbritur në fushën e lojës mbrojtësin 21-vjeçar të Sociedadit, Odriozola dhe sulmuesin Rodrigo.
20:45 | SPANJË – SHQIPËRI
Spanjë (4-3-3): De Gea; Odriozola, Pike, Ramos, Hordi Alba; Saul, Koke, Tiago; Silva, Isko, Rodrigo
Trajner: Julen Lopetegui
Shqipëri (5-3-2): Berisha; Balliu, Hysaj, Ajeti, Veseli, Memolla; Xhaka, Kaçe, Memushaj; Grezda, Llullaku
Trajner: Kristian Panuçi
Gjyqtar: Aleksei Eskov (Rusi)