Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kënduar sot himnin e flamurit mes deputetëve serb.
Teksa po mbante një fjalim ku theksoi se angazhimi i tij për simbolet kombëtare nuk do të ndalej kurrë, ai citoi disa nga vargjet e himnit të flamurit.
“Se Zoti vetë e tha me gojë/Që kombe shuhen përmbi dhe/Po Shqipëria do të rrojë/ Për të, për të luftojmë ne!”, ishin vargjet e zgjedhura nga ai për t’u recituar.
Po ashtu në nisje të fjalimit të tij ai përdori sërish një fjalë shqipe, pasi i përshëndeti të gjithë duke u thënë “Mirëdita”.
Edhe pse i rrethuar me deputetë serbë, sërish në fund të fjalimit u rezervua një duartrokitje për të.