Shqipëria është vendi i katërt në Europë që ka shënuar humbje të popullsisë pas vitit 1991.
30 vite më parë, vendi ynë hyri në një trajektore rënëse, ndikuar nga emigrimi dhe ulja e lindjeve, për të humbur 15% të popullsisë, ose 485 mijë banorë.
Edhe vendet e tjera të Ballkanit dhe Europës lindore kanë përjetuar një plagë të tillë ku kryeson Bullgaria me 21% dhe e përfundon tek Polonia me 1.4%.
Plakja e popullsisë është dukuri edhe e Europës gjatë viteve të fundit. Për një periudhë të gjatë, popullsia e BE-së u rrit nga 354 milionë në 1960 në 447 milionë 2021, një rritje prej 93 milion njerëzish.
Në vitin 2022 popullsia ra për shkak të Covid-19. Në BE, ka pasur mbi 640 mijë vdekje që kur u shpall gjendja e pandemisë.
Gjatë kësaj periudhe 10 vende të BE-së kanë pësuar rënie, me në krye Italinë e cila u tkurr me 253 mijë persona.
Nga ana tjetër, 17 vende kanë shtuar numrin e banorëve me Francën që kryeson me 186 mijë persona.