Ekonomi Euro barazohet me dollarin për herë të parë në 20 vite

Euro barazohet me dollarin për herë të parë në 20 vite

Për herë të parë në 20 vite euro është barazuar me dollarin, duke sinjalizuar se ekonomia evropiane po shkon drejt një recesioni të thellë si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës.

Sot, 1 euro është e barabartë me 1 dollarë.

Ndryshimi do të thotë që kompanitë dhe konsumatorët evropianë do të paguajnë më shumë për mallrat dhe shërbimet që importohen, ndërsa eksportet evropiane bëhen ë më të lira në tregjet ndërkombëtare. Euro ka përjetuar një humbje dramatike që nga fillimi i shkurtit, kur ishte mbi 1.13 dollarë.

Rënia u përshpejtua javët e fundit pasi u përhap frika se Rusia, ofruesi kryesor i energjisë i BE-së, do të ndërpresë plotësisht rrjedhat e gazit në shenjë hakmarrjeje për sanksionet perëndimore.