Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në rrjetet sociale pas deklaratës së ministrit serb të Mbrojtjes i cili thoshte se kreu i qeverisë sonë e po vazhdon punën për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.
Kreu i qeverisë pyet Presidentin Vuçiç dhe duke postuar deklaratën e Vulin thotë se shpreson që të jetë një meme.
“Vuçiç, a është kjo e vërtetë apo është një meme që tallet me trurin e kulluar dhe gojën e ndyrë që e mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit të mjerë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim”, shkruan Rama.
.@avucic is this real or it is a meme making fun of drained brains and dirty mouths that kept all our region in darkness for centuries? I very much wish it is a meme, otherwise this would be a despeakable show of miserable thinking that you should condemn without any doubt! pic.twitter.com/cXrJtmeW6v
— Edi Rama (@ediramaal) October 3, 2020
Çfarë tha Vulin?
Ministri serb i Mbrojtjes, Alexandar Vulin, e quajti provokim dhe tjetër përpjekje për “Shqipërinë e Madhe”, vendimin e shpallur të premten pas takimit mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës për shndërrimin e portit të Durrësit në “de facto” port të Kosovës.
“Duke deklaruar se porti i Durrësit do të jetë i Kosovës, Edi Rama vijoi në punën e tij për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Deri tani, Bashkimi Europian ka qëndruar i heshtur dhe nuk do të ndërmarrë asnjë veprim. Shqiptarët lejohen të bashkohen dhe të marrin territoret e popujve të tjerë, por serbët nuk lejohen të bashkohen edhe brenda vendit të tyre. Kjo është përsëritja e gënjeshtrës që “Shqipëria e Madhe” është një Shqipëri natyrale dhe serbët e bashkuar janë kërcënim për paqen”, tha ministri Vulin në një deklaratë “Shqipëria e Madhe është shpallja e një fatkeqësia të madhe, që do të sjellë shkatërrimin e shteteve e kombeve më Ballkan. Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalin “Shqipërinë e Madhe” dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt do të nisë koha e paqes në Ballkan”.