“Taken by Albania”, është thirrja që Shqipëria i bën aktorit të hollivudian Liam Neeson.
Ky i fundit ka qenë protagonist i filmit “Taken”, ku mafia shqiptare i ka rrëmbyer vajzën dhe që ai betohet se do ta gjejë Markun nga Tropoja.
Ne video thuhet se tashmë do të jetë Shqipëria ajo që do ta rrëmbejë aktorin e famshëm.
Kjo video promocionale është bërë në prag të Samitit të II të Diasporës.