Kuriozitete Çfarë dihet për malin e Korabit?

Çfarë dihet për malin e Korabit?

7. Mali i Korabit

Korabi është mali më i lartë i Shqipërisë (2751 m), që shtrihet në kufirin lindor, në rrethin e Dibrës, në lindje të Drinit të Zi, përroit të Gramës në jug dhe atij të Veleshicës në veri.

Bën pjesë në vargun lindor ose vargun e Korabit të Krahinës Malore Qendrore.

Në Korab gjenden tre majat më të larta të Shqipërisë mbi 21700 m: maja e Korabit, maja Portat e Korabit dhe maja e Moravës. Relievi është shumë i thyer.

Korabi formon dy kreshta të mëdha në drejtim verilindje-jugperëndim, kreshtën e Korabit dhe atë të Portave të Korabit që ndahen midis tyre nga gropa e Staneve të Preshit.

Ka shumë cirqe akullnajore, disa prej të cilëve janë kthyer në liqene të vogla akullnajore.

Korabi përgjithësisht është i zhveshur nga bimësia pyjore, por dallohet për kullotat alpine shumë të pasura. Vazhdon me malin e Sharrit në Kosovë e në trevat e banuara nga shqiptarë në Maqedoni.