Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë në Europian, për grupin B. Pas humbjes me Italisë, kuqezinjtë e Silvinjos, synojnë fitoren e parë ndaj Kroacisë, në një përballje që parashikohet shumë e vështirë. Një fitore sot, do i jepte mundësinë Shqipërisë, për të shpresuar te kalimi i grupit, si një nga vendet e treta më të mira.
Dy kombëtaret nuk janë përballur asnjëherë me njëra-tjetrën, ndërsa kjo do të jetë ndeshja e parë mes tyre. Në këtë sfidë, ashtu si Shqipëria, edhe Kroacia vjen me humbje, me rezultatin 3-0 ndaj Spanjës.
Trajneri Silvinjo, ka ndryshuar skemën për këtë përballje, ndërsa ka kaluar në 4-3-3.
Sylvinho ka ulur në stol Armando Brojën, duke hedhur në fushë nga minuta e parë Rey Manajn.
Pjesa tjetër e formacionit mbetet e pandryshuar, me Strakoshën në portë, Hysaj e Mitaj në krahët e mbrojtjes, Gjimshiti-Ajeti në qendër.
Në mesfushë Asllani-Ramadani-Laçi, nga krahët Asani e Bajrami, në mbështetje të Manajt.