Politika “Shqipëria mes Zambias dhe Marokut”, Basha: Duhet vendosmëri për t’u përballur me...

“Shqipëria mes Zambias dhe Marokut”, Basha: Duhet vendosmëri për t’u përballur me autokratët e korruptuar

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka shpërndarë në rrjetet sociale renditjen e Shqipërisë sipas World Justice Project sa i përket sundimit të ligjit, treguesit të korrupsionit dhe nivelit të korrupsionit në Shqipëri.

Duke cituar raportin, Basha thotë se Shqipëria ndodhet mes vendeve me probleme të mëdha demokracie në vend. Ai shprehet më tej se nevojitet vendosmëri për t’u përballur me autokratët e korruptuar të Ballkanit Perëndimor.

“Renditja e Shqipërisë sipas World Justice Project si edhe Bankës Botërore dhe BERZH-it.

Sundimi i ligjit: Mes Kazakistanit Afganistanit

Treguesi i korrupsionit: Mes Egjiptit dhe Zambias

Niveli i korrupsionit: Mes Zambias dhe Marokut.

Nevojitet vendosmëri për t’u përballur me autokratët e korruptuar të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Basha.