Në përfaqësimin e parë në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore që zhvillohen në Torino të Italisë, atletët me aftësi të kufizuara intelektuale kanë arritur rezultate të shkëlqyera, duke marrë plot 6 medalje, dy prej të cilave, të arta.
Sportistët Elizon Kacanja në Ski Alpine dhe Stela Salla në Cross Country Skiing kanë bërë paraqitje fantastike, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit.
Më herët Elizon Kacanja siguroi Medalje Argjendi në Giant Slalom për vajza. Joanis Myrtollaris në Ski Alpine u rendit i treti, duke marrë medaljen e Bronztë. Medalje bronzi fitoi edhe Joel Gërmenji në Snowshoeing për kategorinë 50m.
Në një kompeticion ku rezultatet sportive dalin në plan të dytë, konfirmohet edhe njëherë fuqia e sportit për të ndryshojë jetë, thyer barriera dhe mbi të gjitha për të bashkuar. Këtë forcë e përcjellin më së miri historitë e Stelës dhe Joanesit, dy atletë të Special Olympics Albania, të cilët me pasion, përkushtim dhe guxim do përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore që zhvillohen në Torino 2025 nga data 8 deri në 16 Mars.
Për herë të parë në historinë e sportit shqiptar, 6 atletë të Special Olympics Albania do të jenë pjesë e Lojërave Olimpike Speciale Botërore Dimërore. Ku do të garojnë përkrah 1,500 atletëve nga 103 vende të ndryshme të botës në disiplinat sportive të snowshoeing, alpine skiing dhe cross country skiing.
Njihu me Stelën, një shembull i përkushtimit dhe dashurisë për sportin
Stela, e angazhuar në Special Olympics Albania prej gjashtë vitesh, e ka nisur rrugëtimin e saj sportiv me basketbollin dhe ka garuar në aktivitete të ndryshme si futbolli, atletika dhe së fundmi, sportet dimërore. Pas përvojës së suksesshme në Lojërat Olimpike Speciale Berlin 2023, ajo është përgatitur intensivisht për të konkurruar në disiplinën e Cross Country Ski në Torino 2025.
Me vendosmëri dhe me mbështetjen e trajnerit të saj, Ervin Rota, Stela përfaqëson një frymëzim të jashtëzakonshëm për të gjithë ata që besojnë në fuqinë e përkushtimit dhe punës së palodhur.
Njihu me Joanesin, rrugëtimi nga Korça në arenën ndërkombëtare
Joanes edhe pse pjesë e Special Olympics Albania prej vetëm një viti, ka treguar një pasion të madh për sportet dimërore. I lindur në Koritë të Korçës, ai ka bërë bashkë pasionin për skitë me mundësitë që ofron natyra e vendlindjes për zhvillimin e këtij sporti.
Aktualisht, ai ndjek studimet në shkollën profesionale Hoteleri-Turizëm në Korçë, dhe në të njëjtën kohë është përgatitur intensivisht për garat e Skive Alpine në Torino, ku do të marri pjese në tre gara me të vërtetë sfiduese. Me pasionin për sportin dhe vendosmërinë e tij, mbështetur nga trajneri i Special Olympics, Krisli Xinxifi, synon të frymëzojë të rinjtë që të guxojnë të ndjekin ëndrrat e tyre.
Le të festojmë së bashku sukseset e këtyre atletëve dhe të vazhdojmë të mbështesim përfshirjen dhe sportin si një mjet për ndryshime pozitive.