Katër ditët e para të udhëtimit të Apollo 11 në hënë, shkuan sipas planit, por vetëm 12 minuta para uljes në hënë, atmosfera u tensionua dhe ekuipazhi u përball me një seri problemesh.
Ishte 20 korrik 1968 dhe ndërsa e gjithë bota ndiqte progresin e anijes hapësinore, shkurtimisht u ndërpre kontakti me misionin e kontrollit në Hjuston.
Më pas, kur moduli hënor “Eagle” ishte në mes të zbritjes së tij, pilotuar nga Edvin Buzz Aldrin dhe komandanti i misionit Neil Armstrong. Një sirene nisi të dëgjohej. Eagle ishte shkëputur dy orë më herët nga anija nënë, moduli Columbia, ku pjesëtari i tretë i ekuipazhit, Majkëll Kollins, qëndronte.
Ishte një moment ankthi për Armstrong, një pilot brilant dhe inxhinier aeronautik, por edhe njeriu i pak fjalëve që u bënë të famshme. Na jepni aprovimin i tha ai qendrës së kontrollit. Atyre iu tha të vazhdonin.
Nën ta, krateret e hënës afroheshin gjithnjë e më shumë. Armstrong gjen vendin perfekt të uljes.
“Hjuston, këtu baza Tranquility. Shqiponja është ulur”, tha Armstrong.
Pak minuta më pas ai vendos këmbën në shkallë, dhe zbret. Vendos ngadalë këmbën në tokën hënore. Dhe më pas, sërish në radio.
“Ky është një hap i vogël për njeriun, por një hap gjigand për njerëzimin”.
Më 24 korrik, Apollo 11 u rikthye në atmosferën e tokës, duke u bërë për pak momente një top i madh zjarri në qiell, para se të hapte tre parashutat dhe të ulej në paqësor. ShBA kishte nisur një luftanije për ti marrë dhe presidenti Nixon ishte në bord. Pas gjashtë misionesh të tjera, programi Apollo u mbyll në 1972. U desh të vinte në detyrë Donald Trump që ShBA të vendoste të rikthehej në Hënë, nën programin Artemis, që ka marrë emrin nga motra binjake e Apollonit.