Një fotografi me simbolin e shqiponjës për të harruar problemet e sezonit të kaluar dhe për të parë përpara. Shkodran Mustafi luan për Gjermaninë, por nuk e ka mohuar kurrë prejardhjen e tij shqiptare.
Mbrojtësi i Arsenalit po kërkon të lërë pas një vit të mbrapshtë, ku gjërat nuk i kanë ecur mirë me klubin dhe kombëtaren. Momentalisht, Mustafi është me pushime dhe ka postuar në rrjetet sociale një foto ku bën simbolin e shqiponjës, aq të përhapur mes shqiptarëve vitet e fundit.
Ndërsa shkruan: “Sërish në majë. Shqiponja përdor energjinë negative të stuhisë për të fluturuar edhe më lart”.
Nuk ka munguar edhe një batutë e mikut të tij dhe shokut të skuadrës Alexandre Lacazette, i cili i shkruan: “Të paskan ikur muskujt”, duke e ngacmuar për regjimin që po mban me pushime.