Në Tuz kanë nisur festimet pasi kryetari aktual i komunës ka arritur fitoren në zgjedhjet lokale.
Nik Gjeloshaj dhe koalicioni “Forumi Shqiptar” morën 18 mandate që u siguruan fitoren.
Përballë Gjeloshajt ishin edhe tre 3 koalicione të tjera dhe 3 lista të pavarura.
Në koalicionin “Forumi shqiptar” të udhëhequr nga Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, bëjnë pjesë edhe Lidhja Demokratike e Shqiptarëve, Unioni Kombëtar Shqiptar dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi.
Zgjedhjet e së dielës janë të dytat që nga ndarja e kësaj bashkësie lokale nga komuna e Podgoricës në vitin 2018.