Një punonjës i një kroçere turistësh ka fituar luftën juridike kundër kompanisë pasi kjo e fundit refuzoi për t’i siguruar atij shpenzime mjekësore, megjithë dëmtimin serioz të shpinës dhe kurrizit ndërsa ai ishte në detyrë.
Punonjësi do të fitojë plot 1.3 milion dollarë dëme nga kompania e kroçereve. 35-vjeçari shqiptar Genti Jankula fitoi betejën ligjore, shkruajnë mediat e huaja.
Punonjësi i dëmtuar kishte fituar më parë një çmim arbitrazhi prej 1,357,831,40 dollarë. Shqiptari mendoi që do t’i jepte fund vështirësive të tij financiare.
Por Korporata Carnival në Shtator 2018 injoroi çmimin duke thënë se ishte i padrejtë sipas argumenteve të kompanisë.
Por një gjykatës federal në Miami më 18 shtator urdhëroi kompaninë e lundrimit të paguante Jankulan me shumën me interes penal në masën 186 dollarë në ditë.
Shqiptari i cili punonte prej një kohe të gjatë në Carnival Cruise Line pësoi lëndime serioze në shpinë.
Ai filloi si ndihmës kamerier në moshën 23 vjeç në vitin 2007. Më vonë ai u bashkua me anijen Carnival Valor më 7 dhjetor 2014, në moshën 30 vjeç.
Në të njëjtën ditë, ndërsa ngjitej për në kabinën e tij, doreza e shtratit u shkëput dhe Jankula ra mbrapa dhe theu shpinën.
Ai u dërguar përsëri në Shqipëri për të marrë trajtim, ku mjekët thanë se ai kishte fraktura të shumta kurrizore. Sidoqoftë, Carnival pushoi së paguari për trajtimin mjekësor të Jankula pas disa muajsh.
Në Shtator 2018, një gjykatës në Monako përcaktoi që Carnival Cruise ka pasur neglizhencë për këtë çështje dhe e ka drejtuar kompaninë të paguajë 1.4 milion dollarë për shpenzime mjekësore, humbje të fitimeve dhe trauma me të cilat përballet ish-punonjësi.
Por Carnival kundërshtoi vendimin, duke thënë se gjykatësi e trajtoi kompaninë në mënyrë të padrejtë. Por ajo humbi apelin.
Pasi Karnivali refuzoi, Jankula e çoi materialin në një gjykatë më të lartë. Ai shkoi në gjykatën federale në Miami dhe Gjykatësi amerikan Ursula Ungaro vendosi në favor të tij dhe i kërkoi Carnival ta paguante.