Një shqiptar nga Kosova është kthyer në hero në Avallon të Francës pasi ka parandaluar një sulm me armë zjarri.
Këto janë pamjet e marra nga kamerat të sigurisë në diskotekën ku punon shqiptari nga Kosova, Bujar Muli dhe ky është momenti kur agresori me kallashnikov në dorë ka tentuar të hyjë në ambientet e brendshme.
Ai është neutralizuar nga Bujar Muli, i cili më pas është ndihmuar edhe nga kolegë të tij.
Shqiptari ka rrëfyer për Klan Kosova momentin e vështirë si dhe faktin se policia ka menduar se ishte ai agresori dhe për pak i ka vënë prangat.
Bëhet e ditur se personi që tentoi të kryente sulmin me armë ka shërbyer në ushtrinë franceze. Ende nuk janë zbuluar motivet që e çuan të riun me shtetësi franceze të tentonte të sulmonte me armë në një diskotekë në natën e ndërrimit të viteve.