Aktualitet Bëhuni gati! Nesër nis java e dimrit të acartë

Bëhuni gati! Nesër nis java e dimrit të acartë

I ftohti i acartë është pas porte.

Nga data 3 janar, meteorologët paralajmërojnë ardhjen e dimrit të vërtetë.

Në kryeqytet temperaturat do të zbresin në 5 gradë maksimalja dhe minus 6 minimalja.

Në Korçë maksimalja do të shënojë nën dy gradë Celcius dhe minimalja minus 11.

Nga 3 janari, në Kukës temperaturat bien në 0 dhe -8. Ndërsa në 4 janar minimalja në Kukës pritet të jetë -11 gradë.

Ky ndryshim i motit do të vijë pasi gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga periferia me presion të ulët atmosferik të pozicionuar në detin Jon, e cila po influencon në territorin e Shqipërisë duke sjellë mot relativisht të qëndrueshëm.

E shtuna duket si dita më e ngrohtë ku temperaturat do të ngrihen duke shkuar deri në -4 gradë.

Të dielën ato shënojnë sërish rënie në -5 gradë, për të arritur të martën në -8 gradë.

Megjithatë nuk do të zgjasin shumë këto temperatura të ulëta. Pas datës 9 janar moti do të ngrohet.

Temperaturat do të vazhdojnë të rriten pas kësaj date duke shkuar deri në 15 gradë Celsius.