Aktualitet Shqiptari i mafias pendohet dhe nxjerr sekretet: Paktet që bëmë për kontrollin...

Shqiptari i mafias pendohet dhe nxjerr sekretet: Paktet që bëmë për kontrollin e zonave

Shqiptari i arrestuar si miku i kokës se bandës mafioze ne Itali, pasi u shpall i penduar dhe bashkëpunëtor i drejtësisë ka vendosur të rrëfehet.

Mediat italiane zbardhin vetëm disa nga fjalët që ka thënë Sokol Dervishi, i prangosur ditë më parë, ndërkohë që hetuesit kanë në dorë dëshminë e plotë të tij, skemën se si funksiononte banda mafioze dhe paktet që ishin bërë për kontrollin e zonave.

“Giuseppe Trovato ishte truri i grupit dhe ai dëshironte të kontrollonte gjithë territorin, ai dëshironte që njerëzit e Viterbo të drejtoheshin te grupi për gjithçka. Ai dëshironte të impononte respekt dhe nder”, kështu tregon shqiptari, duke nxjerre detaje nga mënyra se si funksiononte banda kriminale.

Shqiptari i penduar që në disa marrje në pyetje ka zbuluar sekretet, prejardhjen dhe skemën e organizimit të shoqatës kriminale të tipit mafioz, ka ritheksuar sërish se do të bashkëpunojë me drejtësinë.

“Po, është e vërtetë, unë kam qenë personi i besuar, të cilit i drejtohej Trovato për të gjitha sulmet që duhet të bënte nga rivalëve apo konkurrentëve të tij. Midis dy liderëve, kishte një marrëveshje. Marrëveshje që parashikonte ndihmë të ndërsjellë”, ka thënë Dervishi.

Sokol Dervishi

Shqiptari i njohur si Codino, e ndihmoi Ismail Rebeshin të kontrollonte tregun e drogës në Viterbo dhe Rebeshi, me burrat e tij, nga ana e tij ndihmoi që Trovato të mbante nën kontroll gjithë tregun.

Në bazë të marrëveshjes dhe paktit te bere mes tyre, në dy vjet bashkëpunim, numërohen se paku mbi 50 sulme me zjarrvënie, grabitje me dhunë dhe kanosje për të frikësuar ata që kundërshtonin. Që gjatë marrjes në pyetje për herë të pare ai pranoi të bëhej bashkëpunëtor.

Kërcënimet

“Ne e djegim vendin dhe vrasim familjen tuaj”. Në këtë metodë u kërcënua një pronar restoranti, të cilit i kishin kërkuar të dorëzonte 5,700 euro.

Qëllimi do të ishte që të grumbulloheshin paratë për të paguar tarifa juridike ndaj vëllait të Davidit, Ismail Rebeshi. Ky i fundit është një sipërmarrës 36-vjeçar me origjinë shqiptare, pronar i një sallë ekspozite makinash dhe disa salla vallëzimi për të huajt në Viterbo. Ai mes 13 personave të arrestuar në fillim të janarit të këtij viti në kuadër të operacionit Erostrato. Ismaili thuhet se është një nga dy shefat e dyshuar të partneritetit kriminal italiano-shqiptar, për të cilin gjyqi u hap të shtunën më 19 dhjetor në gjykatën e Romës. Atij iu bashkua masa e paraburgimit në burg, ndërsa ishte i arrestuar për trafik droge që nga 26 nëntori i vitit 2018.