Extra “Shqisa e gjashtë” e çdo shenje horoskopi

“Shqisa e gjashtë” e çdo shenje horoskopi

Edhe nëse nuk besoni në fenomenet e mbinatyrshme, nëse do t’ju pyesnim rreth “shqisës suaj të gjashtë” e sigurt që do e kishit një përgjigje!

Të gjithë njerëzit besojnë se e kanë një aftësi psikike, aftësi e cila i bën ata të veçantë e unikë. Nuk po flasim për aftësinë e të parit fantazma apo të folurit me njerëzit që kanë ndërruar jetë, por për aftësi më të thjeshta!

Nëse ende nuk e keni zbuluar tuajën, mjafton shenja juaj e horoskopit, dhe yjet parashikojnë se çfarë jeni në gjendje të bëni:

Dashi

Ju keni një aftësi psikike të lindur që të jeni në vendin e duhur në kohën e duhur. Shumica e miqësive, marrëdhënieve dhe mundësive tuaja më të mira vijnë si rezultat i kësaj aftësie.

Demi

Si e kuptoni ju përkufizimin e fjalës “kufij” nuk e kupton asnjë shenjë tjetër. Për ju është shumë e lehtë të dini se deri ku i keni kufijtë e te mos i kaloni, ashtu si ua bëni të ditur këtë gjë edhe njerëzve të tjerë. Jeni me këmbë në tokë, nuk prisni nga të tjerët, ndaj jeni shenja e zodiakut që zhgënjeheni më pak.

Binjakët

Aftësia juaj psikike lidhet me fushën e komunikimit. Të gjithë mund të flasin, por shumë pak komunikojnë. Ky proces është një art me vete. Ju keni aftësinë për të bindur të tjerët, dini të argumentoni dhe të merrni gjithçka doni vetëm me forcën e fjalës.

Peshorja

Ju keni një aftësi për të lexuar njerëzit e tjerë edhe më mirë se sa veten tuaj. Nuk ju shpëton asgjë dhe jeni të aftë të “parashikoni” lëvizjen tjetër të një personi tjetër vetëm duke analizuar situatën.

Akrepi

Aftësia juaj e mbinatyrshme lidhet me fushën e ndjenjave (për të qenë më të saktë me seksin). Ju jeni një mjeshtër i veprave dhe ndonjëherë ndiheni sikur fjalët nuk janë gjë tjetër veçse një pengesë në këtë drejtim.

Shigjetari

Njerëzit shpesh e vënë në dyshim optimizmin tuaj. Kjo është e gjitha në sajë të aftësisë suaj për të mos shfaqur ndjenjat hapur tek njerëzit që nuk kanë pse i dinë punët tuaja. Jeni të përmbajtur dhe me këmbë në tokë.

Bricjapi

Aftësia juaj psikike është të dish kohën e duhur për një ndryshim rrënjësor në jetën tuaj. Ndonëse njiheni si shenjë që vështirë se del nga rutina, ju e dini mjaft mirë se kur keni nevojë për një ndryshim. Nuk ju pëlqejnë gjërat e paplanifikuara ndaj dhe ndryshimi më i vogël do të kërkojnë thuajse muaj të tëre pune e analizimi.

Ujori

Ju jeni një ekspert në leximin e mendjes. Ndonjëherë, ju e gjeni veten duke përdorur këtë pushtet me qëllim të keq për të manipuluar të tjerët.

Peshqit

Aftësia juaj është t’i shihni gjërat në perspektivë dhe të krijoni tablonë e situatës shumë më shpejt nga të tjerët. Ju reagoni sipas interesit dhe çdo veprim i juaj fsheh pas një plan të menduar mirë. Jeni një ekspert në fushën e emocioneve dhe dini se kur duhet të shpreheni e kur duhet të përmbaheni.