Shtatë persona të vdekur dhe 421 raste të reja pozitive me COVID-19 janë shënuar janë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Viktimat janë një 58-vjeçare, një 59-vjeçar, një 63-vjeçar, një 78-vjeçar nga Tirana, një 67-vjeçar nga Lushnja, një 70-vjeçar nga Durrësi një 76-vjeçar nga Skrapari, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Gjatë ditë së fundit janë kryer 1 744 teste duke shënuar një rekord sa i takon rasteve, pasi 421 persona kanë rezultuar të infektuar.
Bashkë me rastet e fundit, aktualisht në vendin tonë ka mbi 10 400 persona të prekur nga virusi.
Ndërkohë që prej fillimit të pandemisë numërohen 543 viktima.
Sa i takon personave të shtruar në spitalet Covid, aktualisht gjenden 346 pacientë prej të cilëve 10 në terapi intensive dhe katër në intubim.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,696 që nga fillimi i epidemisë.
Rastet pozitive në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
180 raste në Tiranë, 30 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Korçë, 15 raste në Kukës, 13 raste në Vlorë, Kavajë, 12 raste në Shkodër, 11 raste në Fier dhe Gjirokastër, 10 raste në Librazhd, Kuçovë, 8 raste në Gramsh dhe Pukë, 7 raste në Skrapar, Devoll, Pogradec, Mallakastër, 6 raste në Kolonjë, Sarandë, Lushnje, 4 raste në Mirditë, 3 raste në Tepelenë, Lezhë, 2 raste në Peqin, 1 rast në Krujë dhe Has.