Sport Dybala i shkruan UEFA-s: A mund të më jepni dopietën?

Dybala i shkruan UEFA-s: A mund të më jepni dopietën?

Paulo Dybala protagonist në fushë dhe në rrjetet sociale. Fitorja europiane 4-1 ndaj Ferencvaros ka edhe vulën e kampionit argjentinas. “Joya” është “lojtari i vetëm, që nënshkroi gol në të gjashtë sezonet e fundit të Ligës së Kampionëve me fanellën e Juventusit”, siç shkruajti llogaria e UEFA-s përmes një “tweet”-i. Numri 10 bardhezi shënoi golin e tij të parë në minutën e 73-të, disa minuta pasi hyri në fushë.

Atij iu “mohua” një gol tjetër në fund, për prekje të fundit të topit nga Dvali, ndaj UEFA e njohu si autogol. “Për të festuar, a mund të më jepni dopietën?”. Kështu iu përgjigj me shaka Dybala postimit në Twitter të “UEFA Champions League”. Argjentinasi mori shumë komplimente nga tifozët e Juventusit për performancën e ofruar në “Budapest Arena”: “Vazhdoni kështu Paulito, ju mund të shihni se po rriteni fizikisht”, “Mirësevini përsëri në numrin tonë të shkëlqyeshëm dhjetë” etj.