Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë evidentuar 92 raste të reja me Covid-19, ndërsa shtatë qytetarë kanë humbur jetën për shkak të komplikacioneve.
Aktualisht në Kosovë janë kryer 54 011 testime të dyshuara, ndërkohë 14119 persona kanë rezultuar të prekur nga Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot, 563 qytetarë kanë humbur jetën.
Listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 115 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 10.546, kurse numri i rasteve aktive sipas IKSHPK-së është 3.010.
Rastet pozitive në Kosovë:
Komuna Prishtinë 39 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan, Han i Elezit, Kamenicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.