Binjakët identikë ndajnë të njëjtën pamje, por dy motra nga Australia zbuluan se kanë më shumë se aq. Ana dhe Lucy De Cinque, të cilat mburren se janë “binjaket më identike në botë”, ndajnë të njëjtin të dashur dhe shpresojnë që të martohen me të një ditë.
Sipas Mirror Online, binjaket janë në një lidhje me 35-vjeçarin Ben Byrne që në vitin 2012 dhe dëshirojnë shumë që ta çojnë marrëdhënien e tyre unike në një stad tjetër.
Por martesa nuk është i vetmi plan që ato kanë për të ardhmen. Gjatë një interviste në një televizion motrat bënë një rrëfim shokues.
Pavarësisht faktit që duan të kurorëzojnë dashurinë e tyre me të njëjtin person, ato duan që të ngelen shtatzënë me të në të njëjtën kohë. Në këtë mënyrë fëmijët e tyre do të jenë gjysmë motra ose vëllezër, si dhe kushërinj.
Ana dhe Lucy, të cilat përfundojnë fjalinë e njëra-tjetrës, rrëfyen se ideja lindi nga e ëma e tyre.
Ato thanë: “Mamaja jonë është ajo që po na bind që të lindim në mënyrë natyrale, por nuk e dimë se si do të shkojë, pasi do të na duhet të ngelim shtatzënë në të njëjtën kohë. Do të jetë një sfidë tjetër. Është gjithçka në dorën e Benit, edhe pse është shumë presion për të”.
Në Dhjetor binjaket treguan se duan të ndryshojnë ligjin e Australisë për poligaminë, në mënyrë që të dyja të shkojnë në altar me burrin e ëndrrave të tyre.