Bota Shtëpi piktoreske me vetëm 1 euro në… Zvicër (FOTO)

Shtëpi piktoreske me vetëm 1 euro në… Zvicër (FOTO)

Në përpjekje për të rivitalizuar pronat e vjetra prej guri, një fshat piktoreskë në Zvicër ofron shtëpi me vetëm 1 euro.

Shtëpitë e shkatërruara në fshatin Monti Sciaga, në kufi me Italinë, janë të rrethuara nga pemë alpine dhe kanë një pamje magjepsëse të liqenit Maggiore. Kodra është vetëm disa metra nga kufiri me Italinë dhe banorët do të kenë mundësi të udhëtojnë në vetëm pak minuta edhe në liqenin e lavdishëm të Komos dhe në Milano.

Por sigurisht, pas këtij çmimi për t’u bërë pronar të këtyre pronave qëndron edhe një “kleçkë”. Pronari duhet të rindërtojë plotësisht shtëpinë në përputhje me ligjet e vendit.

Kjo nuk është nisma e parë e këtij lloj. Në Itali kanë qenë disa fshatra, të cilat ofrojnë shtëpi me çmime të lira, madje me ndërtesa në gjendje shumë më të mirë dhe e gjitha është bërë të ripopulluar zonat, të cilat janë braktisur nga banorët e zhvendosur në qytetet e mëdha.