Shtëpia e Bardhë nisi zbatimin e masave të reja për të mbrojtur Presidentin Donald Trump dhe stafin e tij nga koronavirusi.
Kujtdo që hyn në kompleks, duke përfshirë vizitorët dhe pjesëtarët e mediave, i matet temperatura.
Duke filluar nga e shtuna, Shtëpia e Bardhë nisi të skanonte çdo njeri që i afrohej presidentit Trump dhe Nënpresidentit Mike Pence, i cili drejton reagimin e administratës ndaj virusit.
Stafi i Shtëpisë së Bardhë, reporterët dhe kameramanët u pritën sot nga personeli që u maste temperaturën. Lejoheshin vetëm ata me temperaturë 37,6 gradë e poshtë.
Edhe në sallën e konferencave të shtypit po zbatohet distancimi social. Pjesëtarëve të mediave u është bërë thirrje të qëndrojnë në shtëpi ose të punojnë në distancë si dhe ta shkurtojnë stafin në minimum./VOA