Shtetasit e huaj me kontribute të spikatura në fushën e arsimit, të shkencës dhe sportit do të marrin shtetësinë shqiptare.
Vendimi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së qeverisë.
“Është një vendim që vjen si plotësim i një neni në ligjin e ri për shtetësinë që kemi miratuar që e hap këtë të drejtë dhe përcakton të gjitha procedurat, kriteret dhe afatet e të gjitha institucione të përfshira në këtë proces për dhënien sa më shpejt të shtetësisë për këta persona”, tha Çuçi.
Ky vendim, tha ministri, bën të mundur përthithjen e talenteve të rinj apo rekordmenëve në sport që përmes shtetësisë shqiptare të përfaqësojnë Shqipërinë në kompeticionet ndërkombëtare.