Sport Ibrahimovic-Milan: Rinovim me tre milionë euro për një vit ose direkt drejtues

Ibrahimovic-Milan: Rinovim me tre milionë euro për një vit ose direkt drejtues

“Gazzetta dello Sport” fokusohet sot tek Zlatan Ibrahimovic dhe e ardhmja e tij e mundshme. Gazeta prestigjioze sportive italiane nënvizon se si suedezi nuk kursehet dhe po lufton me mish e me shpirt për ta çuar Milanin te titulli, me skadimin e kontratës që nuk është problem.

Në momentin e duhur ai dhe klubi do të flasin për këtë dhe së bashku do të vendosin se çfarë të bëjnë. Fillimisht ai dëshiron të fitojë dy trofetë e mbetur, më pas të rinovojë edhe një sezon tjetër për rreth 3 milionë euro neto.

Nga ana tjetër, nëse vendos të dalë në “pension”, mund të vazhdojë si ambasador i kuqezinjve ose me një rol në stafin trajnues të Piolit. Gjithsesi, këto janë hipoteza që do të hulumtohen më vonë. Gjendja fizike do të rëndojë shumë në zgjedhje, pasi deri më tani adrenalina ka qenë kundërpesha perfekte.

Pas përplasjes kokë më kokë me Gary Medel të Bologna, Zlatan Ibrahimovic menjëherë ndihmën mjekësore. Ai tregoi shenjat e përplasjes me plagën në kockën e majtë të vetullës.

Sipas “Gazzetta”, suedezit iu bënë 4 qepje në dhomat e zhveshjes së “San Siros” për të ndalur gjakderdhjen, gjë që megjithatë nuk e rrezikon atë për ndeshjen shumë të rëndësishme të së dielës ndaj Torinos.