Qeveria greke ka vendosur të shtyjë deri më 30 nëntor masat kufizuese me Shqipërinë, duke marrë shkas nga të dhënat e fundit epidemiologjike.
Në një njoftim për mediat nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashme, sqaron se të gjithë personave që udhëtojnë në Greqi do t’u kërkohet të kenë rezultat negativ të testit molekular (PCR) për COVID-19, të kryer deri në 72 orë para hyrjes së tyre në.
Po ashtu duhet të kenë me vete certifikatat e testit RT-PCR duhet të jenë të shkruara në anglisht dhe të mbajnë emrin dhe pasaportën/numrin e identitetit kombëtar të udhëtarit.
“Për fëmijët nën 10 vjeç ky test nuk do të jetë i detyrueshëm. Të gjithë udhëtarët do të duhet të plotësojnë dhe paraqesin formularin e tyre PLF dhe mund t’i nënshtrohen testimit të rastësishëm pas mbërritjes në kufirin grek“, vijon njoftimi.
Në fund sqarohet se pas kalimit në vendin fqinj, udhëtarët do të duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.