Ndërkohë që opozita proteston para Kuvendit, dy kandidatë të tjerë, pjesë e listave shumëemërore të PD dhe LSI nuk kanë pranuar vendimin e grupeve dhe kanë vendosur të pranojnë mandatin e deputetit.
Bëhet fjalë per Ambra Borova, e treta, në listën e kandidatëve për deputete të LSI në Shkodër dhe Arben Elezi, i pesti në listën e PD për Elbasanin.
Të dy kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në pritje të marrjes së mandatit të deputetit.