Kulturë Shtriga në mitologjinë shqiptare

Shtriga në mitologjinë shqiptare

Besohet se janë plaka. Kjo cilësi ju vishet edhe plakave të pafajshme, të cilave ju vdesin burrat dhe nuk kanë djem. Sipas tregimeve, ato hanë mish dhe pinë gjak.

Me rëndësi është se shtrigat janë gjithnjë plaka dhe jo vajza të reja.

Gjahun zakonisht e gjuajnë natën. Kur bien në shtrat për të fjetur shpirti u del nga trupi përmes gojës.

Dalin pa e hapur fare derën përmes vrimave dhe plasave të ndryshme. Mblidhen në logun e shtrigave dhe aty vendosin për gjahun që do të gjuajnë.

Besohet, sipas gojëdhënave, se ato hanë edhe fëmijët e tyre.