Aktualitet Shtyhet data e zgjedhjeve në universitete

Shtyhet data e zgjedhjeve në universitete

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka dhënë një lajm të rëndësishëm mbi datën e zgjedhjeve për organet drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë (IAL).

Ajo shprehet se “data e zgjedhjeve për organet drejtuese të IAL-ve shtyhet deri në një moment të dytë kur mund të sigurohet pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse e studentëve”, ndërsa thekson se “procesi përgatitor i zgjedhjeve duhet të vazhdojë në mënyrë që IAL-të të jenë gati të fillojnë fushatën zgjedhore menjëherë pas shpalljes së datës”.

“Shpresoj që ky urdhër të mundësojë kthimin e vëmendjes së udhëheqësve të arsimit të lartë publik tek planifikimi i mbylljes së suksesshme të vitit akademik për studentët. #PaktiPërUniversitetin”, mbyll njoftimin e saj Shahini.