Opinione “Shtypeni partinë e zarfit”

“Shtypeni partinë e zarfit”

“Shtypeni” partinë e zarfit!!

Dje bëri bujë fakti i rëndë i zarfit në xhep, me lekë, nga një kandidat për deputet, kryesues i listës së LSI në Lezhë, tek një viktimë, dëshmitar i një ngjarje kriminale pretenduar me sfond politik;

Ngjarje kyç në strategjinë e “viktimës fizike” të këtyre zgjedhjeve.
Zarfi ishte me lekë dhe s’ka më asnjë pikë dyshimi kjo gjë;
Kandidati i LSI e pranoi burrërisht ketë por duke njollosur burrërinë e malësisë!!
Pas kësaj, dy gjëra më bëjnë përshtypje;

E para,
E gjithë media e shkruar sot, ishte shitur po me lekë;
Asnjë gazetë, zero, nuk e kishte në faqe të parë “zarfin me lekë” në Lezhë.
Ky është tmerr!

A e dini pse?
Sepse nga dje, nuk ka më fushatë.
Nga unë i pari, e kemi lënë fushatën, po bëjmë roje, ditën e më shumë natën.
Ruajmë partinë apo partitë e zarfit!!
Është java e saj, e tyre, nata është pjesa më e rëndësishme për ta.

E di, do thoni:
Normale!
Vetëm normale nuk është!
Është turp!
Por është krim i madh!

Ndaj heshtja sot në gazeta që nuk shiten e blihen për t’u lexuar, por për te fshehur e favorizuar një krim masiv elektoral, është e neveritshme.

E dyta, të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë dhe ketë zëvendëskryeministren teknike, ministrin e Brendshëm, Policinë e Shtetit, Prokurorinë mbi të gjitha kanë heshtur në mënyrën më të turpshme;

A është kapje kjo?
Paralajmëron jo zgjedhje, por një treg të madh vote që do kriminalizojë masivisht zgjedhjet.

Kandidati i LSI i përfshirë në skandal, ka qenë dy mandate kryetar bashkie;
Tani është drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, institucioni më i korruptuar në vend që administron pasurinë më të madhe në vend.

I korruptuar jo sot, prej një jete, posaçërisht pas rikthimit në qeveri të Sali Berishës, veçanërisht pas qeverise së përbashkët PD-LSI.

Lexoni raportet e KLSH për këtë institucion dhe këtë periudhë e do kuptoni çfarë krimi i kanë bërë këtij vendi prej AKBN.

Kjo e bën edhe më të rëndë pyetjen që se bën kërkush prej dje;
Nga dolën paratë e zarfit dje?!
Është themelore për gjithkënd të dijë burimin e këtyre parave!!