Kulturë Shuhet aktori Pandi Siku

Shuhet aktori Pandi Siku

Pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Pandi Siku. Lajmi është bërë i ditur nga vajza e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Pandi Siku ishte aktor i suksesshëm i teatrit dhe filmit shqiptar. Lindur me 28 korrik 1949 në Tiranë ai u diplomua ne Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në degën e dramës dhe me pas në vitin 1973 ai u bashkua trupës se Teatrit Popullore (sot Teatri Kombëtar) duke interpretuar mjaft role.

Aktiviteti i tij do të shtrihet në harkun kohor nga 1973 – 2001. Që nga 2001 u shkëput nga teatri dhe jetonte në emigracion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në teatër debutimin e bën në dramën “Toka e jonë” dhe “Bashkë me agimin”.

Në film, debutimin e ka që kur ishte student në vitin 1971 në moshën 22 vjeç, tek “Kur zbardhi një ditë”. Në vitin 1973 do të jetë në rolin e protagonistit tek “Brazdat” me Ademin rol i cili do ta bëjë të njohur tek spektatori. Filmi i fundit është në vitin 1999 tek “Fletë të bardha”.

Filmat:

1971: Kur zbardhi një ditë

1973: Brazdat (Ademi)

1977: Njeriu me top (Adnan Pinxho)

1977: Një udhëtim i vështirë (Sokoli)

1978: Kur hidheshin themelet (Mani)

1979: Mysafiri

1984: Fushë e blerte, fushë e kuqe (Misto)

1984: Koha nuk pret (agjent sigurimi)

1987: Këmishët me dyllë (Koburja)

1988: Shpresa (Niko)

1988: Tre vetë kapërcejnë malin (Kico Zgurra)

1990: Fletë të bardha