Personi më i vjetër i Europës ka vdekur sot në banesën e saj në moshën 116 vjeçare. Maria Giuseppa Robucci, e cila jetonte në qytetin juglindor të Foggia, Itali, festoi ditëlindjen e saj të 116-të më 20 mars.
Në intervistat e mëparshme gjyshja tha se sekreti i jetëgjatësisë së saj ishte besimi në Zot; një dietë e shëndetshme dhe shmangia e pirjes së alkoolit. E njohur si ‘Gjyshja Peppa’ për miqtë dhe familjen e saj, ajo ishte gjithashtu personi i dytë më i vjetër në botë.
Peppa u bë italiania e tretë në histori që arriti moshën 116 vjeçe dhe jetoi 90 ditë më shumë se dy personat e tjerë. Robucci lindi më 20 mars 1903 dhe jetoi dy luftëra botërore.
Për shumë vite ka punuar me burrin e saj, Nicola Nargiso, i cili vdiq në vitin 1982, në barin e qytetit. Pati 5 fëmijë, tre meshkuj dhe dy femra, 9 nipër dhe mbesa, e stërnipër dhe stërmbesa.