Aktualitet Shullazi, debat me ish-kreun e policisë të Tiranës: Sa m’u përmend emri...

Shullazi, debat me ish-kreun e policisë të Tiranës: Sa m’u përmend emri dhe ti më shoqërove

Debat dhe replika mes Emiljano Shullazit dhe ish-kreut të policisë në Tiranës Ervin Hodaj, sot në seancën e radhës në ngarkim të të akuzuarit për kërcënim të rektorit Mynyr Koni.

Shullazi ka guxuar të bëjë vetë pyetje direkte për dëshmitarët, duke sfiduar Hodjan dhe duke i kërkuar llogari pse nuk u bë ballafaqimi mes tij dhe paditësit që në kohën e shoqërimit.

Debati:

Shullazi- Ervin Hodajt: Te dëshmia ne prokurori the që emrin tim ta tha Koni në makinë. Këtu po thua që e dëgjove në takim me ministrin, a ka mundësi ta ndash pak?

Hodaj: E kam dëgjuar edhe te radio e policisë

Shullazi: Atë dite që more Konin për kallëzim a me shoqërove dhe mua në polici?

Hodaj: E di që po.

Shullazi: Pse s’u bë ballafaqim aty?

Hodaj: Janë veprime procedurale.

Shullazi: CCa thotë ky tani procedura, ky vetëm kaq ditka qe me shoqëroi mua dhe mbaroi pune. Mirë, mirë, vazhdo dëshminë. Si qenka kjo punë, të përmendkan një emër dhe hajde ta shoqërojmë.