Largimi i befasishëm i aktores Ruth Wilson nga seriali “The Affair” erdhi pas shumë skenave nudo që iu desh të xhironte.
Zbulimi vjen gati një vit pasi aktorja angleze braktisi serialin që i solli asaj një çmim Golden Globe.
Fillimisht u tha se Wilson hoqi dorë nga roli i saj për shkak të pabarazisë në pagesë, por, sipas “The Hollywood Reporter”, shkaku ishte numri i lartë i skenave nudo që duhej të xhironte.
Gjithashtu, aktores nuk i pëlqente edhe ambienti i punës.
Vetë Wilson u ka thënë gazetarëve që nuk i lejohet të flasë për largimin e saj nga seriali.