Meteorologia Lajda Porja parashikon që 15-ditëshi i fundit i dhjetorit të jetë i paqëndrueshëm.
Shirat rifillojnë të martën, për të pushuar të mërkurën e të enjten. Era do të vazhdojë e fortë, duke krijuar probleme në portet e vendit.
Edhe për festat e fundvitit moti do të ketë paqëndrueshmëri. Krishtlindja do të kalojë në një mot të mirë.
“Data 26, një ditë pas Krishtlindjes do të ketë shumë shi. Më pas moti do të jetë i mirë, deri në fund të vitit”, u shpreh për Top Channel meteorologia Lajda Porja.