Zbuloni si e shpreh çdo burrë dashurinë sipas shenjës zodiakale.
Dashi
Dashi është i sigurt në vetvete dhe di të joshë. Me shumë lehtësi dhe pa bërë devijime, tregon në sjelljet e tij të gjitha dëshirat që ka ndaj të dashurës.
Demi
Mund të duket pak i ngadaltë, por Demi nuk e ka me nxitim t’i fitojë zemrën personit të dashur: josh gradualisht, është i dedikuar, bujar dhe i ngrohtë.
Binjakët
Binjakët nuk hyjnë tek burrat romantikë. Por kur është i dashuruar, bëhet shakaxhi dhe tip alegro. Dhe ndjen kënaqësi kur sheh personin që do të buzëqeshë.
Gaforrja
Si në data speciale ashtu edhe në përditshmëri, Gaforrja di si të planifikojë surpriza romantike si për shembull darka nën dritën e qirinjve, lule, dhurata.
Luani
Luani është akoma më vanitoz. Di si të kënaqë personin që do dhe mund t’i flasë pa ndrojtje, asaj dhe kujtdo që do të dëgjojë.
Virgjëresha
Burri i virgjëreshës e tregon dashurinë e tij tek gjërat e vogla: në një chat të sinqertë, duke ndihmuar personin e dashur ose duke u shqetësuar për mirëqenien e tij.
Peshorja
Burri i Peshores di si ta bëjë një grua të ndihet e dashur nga ai. Është tipi që nuk i kursen elozhet, romanticizmin, surprizat, dhuratat.
Akrepi
Është e vështirë për Akrepin të hapë zemrën e tij. Por kur gjen personin e duhur, çliron emocionet dhe dorëzohet, sidomos në shtrat.
Shigjetari
Mos prisni prova dashurie nga një Shigjetar, por një predispozitë për të bërë gjithçka të funksionojë. Me të, momentet janë gjithmonë të gëzueshme dhe relaksuese.
Bricjapi
I keni parasysh ata burrat e vjetër që respektojnë traditën? Kështu e zbulon Bricjapi dashurinë e tij! Respekti mbi gjithçka!
Ujori
Ujori gjithmonë gjen mënyra kreative dhe të ndryshme për të bërë të lumtur dikë. Mos prisni asgjë tepër romantike nga ai, ok?
Peshqit
Kur dashuron, një burrë i Peshqve shkrihet fare. Flet gjithmonë se sa i dashuruar është (para kujtdo), bën surpriza është i sjellshëm dhe i ngrohtë.