Emisioni investigativ “Stop” në Televizionin Klan ka denoncuar një tjetër skandal. Mbrëmjen e së mërkurës përmes kamerës së fshehtë ka treguar se si funksion prostitucioni në Shqipëri.
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan zbulon përmes kamerës së fshehtë sesi funksionon rrjeti i prostitucionit në Shqipëri.
Tutori: Sa vjeçe je ti?
Vajza: 19!
Një vajzë e infiltruar e emisionit ka mundur të hyjë në këtë rrjet përmes Instagramit, po përmes rrjetit social ka arritur të sigurojë një takim me tutorin.
Vajza: E fushës… Tani do t’i futem ksaj fush. E kupton? Kshuqë s’është, se…
Tutori: S’ke bërë asnjëherë domethënë, për qejf?
Vajza: Po, e kupton? Nuk është se kam qenë kostabël në dicka. Shiko se është, që do të…, e kupton?
Në takimin e dytë, vajza e infiltruar e Stop e pyet tutorin për policinë. Ky i thotë të mos shqetësohet ndërsa i shpjegon se këtë punë e bën prej 10 vitesh dhe pjesa e sigurisë është një çështje tashmë e zgjidhur.
Tutori: E kuptoj! Tani unë kam 10 vjet, që e bëj në Shqipëri këtë gjë. Për pjesën e sigurisë, për pjesën e problemeve, s’ka.
Vajza: Unë e kam ktu, domethënë frika ime më e madhe, është pjesa e policisë.
Tutori: Nuk ke, se atje ku të çoj unë, te hoteli, që të çoj unë, do njifesh.
Vajza: Mirë pra, mirë!
Tutori: Janë shokët e mi. A kupton, që janë…,e kanë hotelin.
Vajza: Po, larg qoftë, marrim pjesën, që mund të na kapi noi polici, noi gjë?
Tutori: S’kap asnji nga ato hotele.
Vajza: S’ka ndodh noiherë?
Tutori: Jo! Asnjëherë!
“Stop” ka arritur të sjellë me zë dhe figurë, sesi është e organizuar shitja e trupit, sa para kushton ky shërbim dhe si ndahen këto para, mes punëtoreve të seksit dhe tutorëve, që i mbrojnë dhe i sigurojnë klientët.
Prostituta:– (Flet në telefon me klientin) Alo, mirëdita! Si je..? Je me makinë, a në këmbë? Takohemi aty te Ringu, takohemi te Ring. Si? Do vish? Hë re, je nis tani? Sa vonon ti? Sa orë do më nejt ti? Për sa orë do me nejt? 1 orë apo 2 orë? 1 orë është 50 euro! 2 orë 100 euro!
Vajza: Të ndodhin shpesh, të thonë të vesh në shpi?
Tutori: Jo, po s’lejoj unë!
Vajza: Jo, jo! Të ndodh shpesh, që të thonë, them?
Tutori: Jo, moj! Kush thotë ashtu, i bëj bllok direkt. Robt!
Prostituta: Jo moj! Kush shkon te shpia? Vetëm budallenjtë!
Tutori: S’lejoj të vejë te shpija.
Vajza: E kuptoj!
Prostituta: Di unë ça bën në shpi ai?! Jo se kam frikë atë, jo.
Tutori: Po ku e di, sesa veta janë. A më kupton? Ku e di, sa veta janë në shpi? Normalisht, se duan të tallen…
Prostituta: I ka nja 4-5 ai atje edhe, kujton ai, se kam mënd e atij unë. I kemi kalu nja 2-3 peripeci.., kena…
Disa ditë më parë, emisioni “Stop” denoncoi gjithashtu edhe rastet e disa Call-Center, ku vajzave u kërkohej seks online.