Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale për fansat e tij, teksa i falanderon për gjithë mbështetjen që kanë dhënë për të gjatë rrugëtimit të tij në Big Brother Vip.
“Më në fund, u bëra me Instagram” – shkruan Luizi krahas video-s duke e shoqëruar me një emoji.
Në një video të publikuar në profilin e tij në Instagram, Luizi thotë se fansat i kanë ndryshuar jetën, teksa thotë se shpreson që t’ua shpërblejë me karrierën e tij në muzikë.
“Si ju kam o çapaçula. Mu deshën nja tre ditë me e marr veten para se me bo këtë video. Ju kërkoj falje që nuk ju kam falënderuar përzemërsisht një nga një secilin. Shpresoj që me këtë video ta justifikoj veten sado pak sepse mesa pashë nuk e di ça keni parë tek unë që më keni vlerësuar kaq shumë. Ju jam mirënjohës tërë jetën, ju keni ndryshuar jetën time. Uroj t’ua shpërblej me të gjitha ato që do bëj në vazhdim me karrierën time, me jetën time, me ëndrrën time në muzikë. Edhe një herë po ju them faleminderit, me gjithë shpirt jeni të jashtëzakonshëm, nuk gjej fjalë për atë çfarë keni bërë e që keni dhënë për mua gjatë 4 muajve e gjysmë dhe uroj mos t’iu zhgënjej. Faleminderit edhe një herë, iu dua shumë, iu puthi fort të gjithëve, në veçanti tërë çapaçulat në botë.” –shprehet Luizi.