Popujt indigjen e kanë banuar Arktikun për mijëra vjet, dhe vlerësohet se ato përbëjnë rreth 10% të popullsisë totale që jeton në zonat arktike. Mbi 40 grupe të ndryshme etnike, nga të cilët 200 mijë janë banorë të Europës, Norvegjisë, Finlandës, Suedisë dhe Greenland: janë në rrezik sot për shkak të ndryshimit klimatik.
Shumicën e kohës, kur mendoni për indigjenët, ju vijnë në mendje pikërisht ato fise që jetojnë në pyjet e Amazonës dhe jo popullatat e zonave të largëta akullnajore të Arktikut.
Një nga qendrat e pakta kërkimore mbi këtë temë është vendosur në Finlandë. Qendra Arktike e Universitetit të Laponisë është përqendruar veçanërisht në komunitetin Sami dhe territorin Arktik, duke pranuar se dobësimi i mjedisit të tyre natyror të diktuar nga ndryshimet klimatike përbën një kërcënim për njohuritë e tyre tradicionale.
Siç njihet nga deklarata e Kombeve të Bashkuara: “Popujt indigjenë të botës posedojnë një njohuri të jashtëzakonshme për mjedisin e tyre, bazuar në shekuj jetese afër natyrës. Po kështu, njohja dhe perceptimi i mjedisit dhe marrëdhëniet e tyre me të, shpesh janë elementë të rëndësishëm të identitetit kulturor“.
Sidoqoftë, ata e kanë shumë të vështirë ti transmetojnë njohuritë dhe aftësitë tradicionale brezave të rinj, të tilla si gjuetia, peshkimi, bujqësia e deleve dhe gjuhët vendase dhe stërgjyshore. Shfrytëzimi i tokave të tyre gjithashtu kufizon lirinë e tyre të lëvizjes, përdorimit dhe mbrojtjes së territorit.
Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, popullsia indigjene në të gjithë botën përfaqëson më pak se 5% të popullsisë, por ruan 80% të biodiversitetit në botë. Një temë e diskutuar kohët e fundit gjatë negociatave për klimën është roli i popujve indigjenë në mbrojtjen e natyrës, dhe si të mbrohet përfshirja e një gjuhe kryesore për të drejtat e njeriut, e lidhur edhe me të drejtat themelore të popullatave që jetojnë në zona të largëta, si Pyjet Amazoniane dhe rrethi Arktik.
Në konferencën Cop24 në Katovicë, propozimi ishte që t’u jepet zëri popujve indigjenë në negociatat globale për ndryshimin e klimës, por vetëm pasi ata të dorëzohen ndaj njohjes së sovranitetit kombëtar mbi të drejtat e tyre. Rregullat e diskutuara kohët e fundit, në ditët e COP 25, përkundrazi janë identifikuar si një hap i rrezikshëm prapa për mirëmbajtjen e këtyre komuniteteve nga Qendra për Ligjin Ndërkombëtar të Mjedisit (Ciel). Me pak fjalë, rruga është ende e gjatë. Dhe nga ana tjetër, siç thotë një thënie e lashtë Inuit, “koha dhe akulli janë mjeshtër të mëdhenj”. /Wired/ SCAN