Bektashizmi lindi në Anadoll në shek.XIV dhe mori emrin nga themeluesi Haxhi Bektash Veliu.
Në Shqipëri bektashizmi deportoi me pushtimin osman në qytete dhe qendra garnizonesh; mundi të zërë rrënjë për shkak se islamizmi në tokat shqiptare kishte qenë i sipërfaqshëm dhe bektashinjtë i bënë të tyre mjaft rite e festa pagane dhe të krishtera.
U përhap gjerë midis popullsisë shqiptare të pakënaqur me reformat centralizuese të Portës së Lartë dhe sepse kleri bektashian përkrahu lëvizjet popullore kundër pushtetit qendror dhe përdori gjuhën shqipe për një letërsi të tijën me frymë fetare.
Pas Kongresit të Lushnjes, bektashizmi u njoh zyrtarisht si komunitet i pavarur.
Më 1924 selia botërore e bektashizmit u shpërngul nga Anadolli në Tiranë.