Nga Helene Stapinski*
Si shqiptarët e meksikanët zëvendësuan komunitetin italian në Bronx, Nju Jork
Një pasdite të ftohtë me diell, gjatë javës, shihje turma në “Italinë e Vogël”. Në dy kafenetë në natyrë të stilit europian që pozicionohen në fund të Avenue Arthur, në Seksionin Belmont të Bronxit. Turistët dhe vendasit ulen jashtë, duke pirë ekspres, duke tymosur duhan dhe duke biseduar.
Në Luna Cafe, pak para flamurit gjigand italian të pikturuar në kryqëzim, flamuri i kuq shqiptar ishte duke u valvitur, ndërsa burrat pinin nargjile në pjesën e jashtme të mbuluar me plastikë. Aty në Prince Cafe House, katër blloqe larg, dëgjoje biseda në gjuhën shqipe. Italianët e vetëm ishin blerësit e gjeneratës së tretë dhe të katërt që vinin nga periferitë, duke u ndalur për një pushim kafeje midis mocarelas dhe proshutës së tymosur në dyqanet afër.
“Unë nuk do ta quaj atë Shqipëri të Vogël”, tha Florian Lota, 21 vjeç, një emigrant nga prurjet më të fundit që vinte nga Kosova dhe punon banakier në Princ. “Është më shumë si Big Albania.”
Për dekada të tëra, “Italitë e Vogla” të qytetit janë zvogëluar, ndërsa familjet emigrante nga shekulli i kaluar kanë lëvizur nga dhe për në Nju Jork. Por një lloj tjetër tkurrjeje ka ndodhur në seksionin Belmont të Bronx. Atje, diaspora italiane është zëvendësuar ngadalë me emigrantët nga shtetet e Ballkanit dhe Amerika Latine, që në të vërtetë po ndihmon për të ruajtur kulturën italiane në lagje.
Edhe pse është ende e markuar si “Italia e Vogël”, shumë nga njerëzit që shërbejnë kafenë, e ofrojnë të tjera shërbime apo dhe prodhojnë kanellën janë nga Shqipëria ose Meksika.
“Italia e Vogël” e Belmontit është megjithatë më e paprekura dhe autentikja. Më e afërta qe në qendër të qytetit të “Italisë së Vogël”, disa muaj më vonë kur Netflix do të promovonte “Irlandezin” e Martin Scorsese,ishin veshur si në vitet 1970. Në fund të fundit, italianët në “Italinë e Vogël” të Manhattanit përbënin vetëm 5 përqind të popullsisë. Bensonhurst, në Brooklyn, shumë kohë më parë ishtë përfshirë në Chinatoën të asaj lagjeje. East Harlem e madje edhe bashkësia italiane e Staten Island u kanë hapur rrugën emigrantëve më të fundit.
Belmont sot është shumë ndryshe nga e kaluara e izoluar, e mbrojtur nga Mafia, e mbrojtur nga racizmi, e bërë e famshme nga filma si “A Bronx Tale”. Por “Italia e Vogël” e Bronxit, që përfshin rreth 40 blloqe lagjesh, ka lulëzuar pjesërisht për shkak të fluksit të emigrantëve të saj të rinj etnikisht të larmishëm, jo pavarësisht atyre.
Megjithëse shumë italiano-amerikanë janë larguar për në periferi, Italia e Vogël në Bronx ende identifikohet me vendin e vjetër
“Është një klishe, por ne jemi të gjithë një familje e madhe e lumtur këtu”, tha Frank Franz, drejtuesi i Qarkut për Përmirësimin e Biznesit Belmont, një nga vetëm dy anëtarët e bordit që ende jeton në zonë. “Unë nuk po them se nuk luftojmë me njëri-tjetrin. Por ne nuk luftojmë për atë se kush jemi, por sepse na i ka hedhur dikush. Dua të them, kjo ndodh”.
Për shkak të afërsisë me Italinë përtej detit Adriatik, Shqipëria ka pasur një lidhje të fortë me fqinjin e saj për shekuj. Në mesjetë, shqiptarët u vendosën në Italinë e Jugut dhe u bënë të njohur si Arbëreshë, duke krijuar dialektet e tyre shqip-italisht, të cilat ende fliten në zona të vogla në të gjithë Italinë.
Gjatë periudhës komuniste, shqiptarët mësuan gjuhën italiane sepse televizioni i shtetit fqinj ishte ndër të vetmet gjëra me të cilat mund të argëtoheshe dhe të kulturoheshe. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe fillimit të Luftës së Kosovës, Italia ishte një pikë hyrje në perëndim për shqiptarët etnikë që largoheshin nga persekutimi. Për shkak se ata e kuptonin dhe e flisnin italishten, kanë pasur një tranzicion të qetë në “Italinë e Vogël” në Bronx dhe kanë filluar të ndjekin italianët para tyre në periferi.
Ndërsa nuk është asgjë e re që shqiptarët dhe meksikanët po punojnë prapa skenës në Belmont, emigrantët e rinj tani po zotërojnë dyqanet e tyre, duke mbushur boshllëqet e lëna nga italianët që kanë lëvizur, dhe duke ndihmuar për të mbajtur gjallë lagjen më shumë se kurrë.
Ramiz Kukaj, një shqiptar etnik nga Kosova që u transferua në këtë zonë nga Italia, zotëronte një piceri në Rrugën 204 në lagjen Norëood. Mandej, një ditë rreth një dekadë më parë djali i tij 15-vjeçar erdhi në shtëpi dhe tha se miqtë e tij grek e kishin çuar në një restorant grek e miqtë e tij italianë në një restorant italian.
Ai do t’i thoshte të atit: ”Babi, unë dua t’i çoj miqtë e mi në një restorant shqiptar, a mund të më thuash një?” Dhe unë i thashë: ”Oh, Zoti im.“ Nuk isha në gjendje ti ktheja një përgjigje. U ndjeva shumë keq. Ai ishte momenti kur fillova të mendoja për zgjidhjen. Unë duhet të bëj diçka.“
Dy vjet më parë, ai hapi Cka Ka Qellu, restoranti i parë në Bronx me një menu të plotë shqiptare. Restoranti ndodhet në një rrugë të vogël prapa tregut të madh të brendshëm ushqimor italian në Avenue Arthur. Ai jo vetëm ka kuzhinë shqiptare, por ka arredim tërësisht shqiptar; kostume tradicionale, mjete antike dhe çifteli me dy tela që varen në mure. Ka qenë një sukses, por është akoma i vetmi në llojin e tij.
Ajo që të tërheq më së shumti në lagje është ende ushqimi italian. Sipas shoqatës së biznesit të “Italisë së Vogël”, nga 350 bizneset në zonë, 63 përfaqësojnë Italinë dhe fitojnë shumicën e të ardhurave- që sipas të dhënave të fundit ishte 300 milion dollarë në vit për shitjet me pakicë. Megjithëse shumë nga dyqanet dhe restorantet italianë janë ende në pronësi të familjeve të origjinës (shumica prej tyre jetojnë jashtë lagjes) jo të gjitha janë në pronësi të italianëve.
Restoranti i Michaelangelo valvit flamurin italian, por pronarët e tij janë shqiptarë. Piceria e Toni dhe Tina jo vetëm që shërbejnë djath feta dhe hudhra, por gjithashtu ofron burek tradicional shqiptar – byreçka të mbushura me mish.
Dyqani me cigare i zonës dhe dyqani i verës me një nga zgjedhjet më të mira të verërave italiane në qytet janë të dy në pronësi të latinëve.
Kjo nuk është asgjë e re për Bronx-in, natyrisht.
Teitel Brothers, salumeria më e shkëlqyer e zonës, e cila siguron mish të cilësisë së parë me shumicë për shumicën e restoranteve të “Italisë së Vogël”, është në pronësi të hebrenjve europianë që mësuan italisht shumë kohë më parë dhe kanë qenë këtu që nga viti 1915.
Nëse kthehemi në vitet ’30, me ngritjen e antisemitizmit , pronari i ndërtesës i tha Jakob Teitel se nëse italianët të gjithë e dinin se familja ishte hebreje, ata kurrë nuk do të bënin dyqan atje.
Për të vërtetuar të kundërtën, zoti Teitel vendosi Yllin e kuq të Davidit në pllakën e mozaikut të bardhë në hyrje. Dhe atje akoma ulen turma me italo-amerikanë dhe turistë që aviten drejt saj dhe në dyqanin e vogël.
“Babai im bëri një deklaratë”, tha Gilbert Teitel, 79 vjeç, i cili drejton dyqanin me djemtë e tij.
Edhe pse italianët vazhdojnë të frekuentojnë Avenue Arthur, duke marrë pjesë në festivalin Ferragosto, i cili afron mbi 30,000 njerëz çdo shtator, dhe festivalin më të ri të picave që filloi dy vjet më parë, përbërja e atyre që në të vërtetë jetojnë në lagje ka ndryshuar.
Në vitin 1970, seksioni Belmont ishte 89.5 përqind i bardhë, sipas zyrës së planifikimit të qytetit; deri në vitin 2017, Latinët përbëjnë shumicën me 75 përqind. Por ndryshe nga lagjet italiane të Manhattan dhe Brooklyn, ajo ka ruajtur ndjeshmërinë e saj të “Botës së Vjetër”.
Një pjesë e kësaj sjelljeje i detyrohet situatës së pazakontë të Bronx qytet. Për një gjë, Belmontit i mungon qasja e lehtë në metro, e cila me kalimin e viteve pengoi gentrifikimin e madh që ka goditur një pjesë të madhe të Neë York-ut, duke mbajtur çmimet e pasurive të patundshme relativisht të ulëta dhe pronarët e bizneseve origjinale larg nga shitja.
“Gjatë viteve ’70 dhe ’80 ishte si ajo zonë e çuditshme italiane e Hobbit”, tha Danielle Oteri, një guidë turesh që drejton Arthur Avenue Food Tours. “Nuk ishte nevoja të vije ndonjë dorë të madhe këtu. Asnjëherë nuk u bë një lagje super e keqe ose një lagje super e pasur“
Disa besojnë se ishte Mafia, jo vetëm mungesa e transportit, që e mbajti lagjen të izoluar për dekada. Banorët vendas thonë se deri në vitet 1980, bizneset në zonë duhej të paguanin haraç – të quajtur pizzo – turmës në këmbim të mbrojtjes. Kohët e fundit dy vjet më parë, një restaurator i rrugës Arthur shkoi në burg pasi kishte dhunuar disa lojtarë kumari që i kishin borxh para.
Thashethemet në lidhje me turmën shqiptare duke zëvendësuar turmën e vjetër italiane kanë qarkulluar. Alex Rudaj, që thuhet të jetë kreu i komunitetit shqiptar në Bronx, u dënua me 27 vjet burg federal në 2006 për shantazh. Askush në lagje nuk do ta pranojë zyrtarisht ekzistencën e tij. “Kam dëgjuar disa histori”, tha zoti Lota, i cili punon në Prince Café. “Por unë nuk di asgjë për këtë.”
Këto ditë, shenjat e vetme të Mafies janë tema “Kumbari”, e shkruar në dyqanin e djathit të Calandras dhe citimi: “Lëreni armën. Merrni një ëmbëlsirë”.
Nuk është për t’u habitur që Meksikanët, si shqiptarët para tyre, janë integruar aq mirë në “Italinë e Vogël”, tha Znj Oteri. “Italianët dhe meksikanët kanë kaq shumë paralele në udhëtimin e tyre të imigracionit. Ata bëjnë darkë të dielën“, tha ajo. “Ne kishim të njëjtët pushtues. Ata kontrolloheshin nga të njëjtat forca spanjolle. Edhe flamujt e tyre janë me të njëjtat ngjyra.”
Mbi Zonja jonë e Malit Karmel, famullia e vjetër italiane, një cep i kushtohet Virgjëreshës së Guadalupes. Familjet meksikane shëtisin rrugicën në fundjavë, duke marrë mish derri nga kasapët italianë, në mënyrë që gjyshet tu bëjnë pite të mbushura. Shefi i kuzhinës në furrën italiane Egidio Pastry Shop është meksikan dhe është atje prej 22 vjetësh. Menuja përmban jo vetëm ëmbëlsirën tradiconale, por torte e trileçe. Dhe tani ka shtatë restorante meksikane në “Italinë e Vogël”.
Komuniteti është përzier aq shumë në lagje, sa hera e fundit që italianët fituan Kupën e Botës, në 2006-ën, Meksikanët dolën në rrugë duke bërtitur, “Ne fituam!” tha Roman Casarrubias, pronari i M&G, një restorant në Arthur Avenue.
Biznesi ka ecur aq mirë, tha z. Casarrubias, sa ai hapi një restorant të dytë disa blloqe larg. Ai ka të punësuar rreth 14 vetë nga vendi i tij, Meksika, si dhe nga Venezuela, Republika Dominikane dhe Porto Riko. Por klientela e tij është një ligë shumëkombëshe, tha ai. “Ne jemi të gjithë miq këtu.”