Kryeministri Edi Rama vlerësoi Marrëveshjen e Prespës, atë mes Shkupit e Athinës, si modelin më të mirë për një të ardhme pa ndasi në rajon.
Gjatë takimit “Ballkani Perëndimor përtej 2020-ës” të organizuar nga The Economist, shefi i qeverisë shqiptare tha se këtë model duhet ta ndjekë dhe Prishtina me Beogradin në procesin e dialogut mes tyre.
“Duket sikur ka një lloj mallkimi se kur ne ishim në formë jo të mirë nuk uleshin në tryezë. Ne nuk kemi një alternativë tjetër e vetmja është të jemi pjesë e Bashkimit Evropian. Jo sepse na e kërkon miqtë e fuqishëm por sepse kjo është një kërkesë e fëmijëve tanë, e brezit të ardhshëm ëndrra e etërve tanë.
Në Ballkanin Perëndimor që prej kohësh jemi përfshirë në një bashkëpunim dhe pse ka çështje të tilla si mos njohja e Kosovës nga Serbia, ne kemi qenë në gjendje të ulemi dhe të diskutojmë të ardhmen tonë bashkë. Këto janë kohë të veçanta se jemi goditur të gjithë nga kjo pandemi dhe sipas parashikimeve Rajoni ynë do të jetë më i godituri, pro besoj se ka potencial për të çliruar dhe për të ecur përpara për të mbyllur hendeqet e së shkuarës, mendoj se lajmi i mirë është se mosmarrëveshjet und të zgjidhen sëbashku me dialog. I vetmi instrument.
Për të përmbyllur, mund të përmend një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të kësaj kohe. Zgjidhja e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Kjo lidhet me një situatë ku ti shkon kundër tabuve dhe gjithashtu edhe në Maqedoninë e Veriut, për gjuhën shqiptare për integrimin e shqiptarëve në të gjithë piramidën e vendit është historike dhe një mësim për të gjithë. Sepse duke mos pasur kurajo për të thyer tabutë të duket sikur po thyen karrierën, pro kjo nuk është mënyra. Pasi Zaev fitoi rreth kësaj bindje. Kjo është e mrekullueshme. Të gjithë ne kemi mësuar diçka unë me siguri kamë mësuar nga kjo”, tha Rama.