Muzika ndikon në gjendjen tuaj. Studimet e fundit sugjerojnë se nuk është vetë muzika, por në fakt përmirësimi i humorit dhe mirëqenia e përgjithshme e krijuar nga dëgjimi i muzikës që rezulton në rritjen e produktivitetit.
Një tjetër studim, që përfshin specialistë të teknologjisë së informacionit, zbuloi se ata që dëgjuan muzikën me kufje përfunduan më shpejt detyrat dhe gjenin ide më të mira se ata që nuk kishin dëgjuar muzikë dhe kjo sërish për shkak të rritjes së humorit.
Nëse punoni në një zyrë të rehatshme, ju do të keni përjetuar se mjedisi ju bën më të relaksuar dhe kjo ndikon në produktivitetin tuaj.
Dëgjimi i muzikës, përmes kufjeve, kur punoni në detyra të rëndësishme, jo vetëm që do të rritë produktivitetin tuaj, por gjithashtu do t’u japë kolegëve tuaj një tregues vizual që mund të mos dëshironi të shqetësoheni.
Hulumtimet sugjerojnë se muzika e lehtë apo instrumentale duket se funksionon më mirë.
Ndërsa muzika e shoqëruar me tekst mund të ofrojë një efekt pozitiv, kur punoni në detyra krijuese që nuk merren drejtpërdrejt me gjuhën.