Organizata Botërore e Shëndetësisë po dërgon një ekip në Kinë për të kuptuar më mirë se si nisi përhapja e koronavirusit të ri. Njoftimi ka ardhur nga vetë kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Njohja e burimit te virusit është shumë e rëndësishme. Mund ta zbulojmë virusin më mirë kur të njohim gjithçka për të, përfshirë se si nisi”, u shpreh Ghebreyesus. “Ekipi do të zbarkojë në kinë javën e ardhshme”, shtoi ai.
OBSH shpreson që kjo vizitë të zbulojë diçka në lidhje me zanafillën e Covid-19, e që më pas të ndërmerren parapërgatitje për të ardhmen. Shkencëtarët besojnë se virusi kaloi nga kafshët tek njeriut, por ka disa shtete në botë që pretendojnë se ai u përgatit në një laborator të Wuhanit, qytet ku nisi pandemia.